Policia i ka pezulluar patentën Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se Berisha është konstatuar nga policia rrugore duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ai është kapur duke lëvizur mbrëmjen e kaluar me shpejtësi 128 km/h, me makinën tip Benz S320, pranë qendrës tregtare TEG.
Sipas Report Tv, Shkëlzen Berisha ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe këta të fundit i kanë pezulluar patentën dhe e kanë dërguar për komision./ CNA.al