Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi mes Artanit dhe Ritvanës pas rikthimit të kësaj të fundit. Takimi mes tyre nuk kishte shkuar si duhet pasi Ritvana ishte larguar duke e lënë atë përgjysmë. Sakaq, një debat i ashpër me protagonistë Artanin dhe Tolën ka ndodhur në studio.
Pyetja e Tolës për Ritvanën nxiti reagimin e Artanit, i cili i tha se është me fat që është pjesë e programit sepse as gjysma e djemve nuk do dilnin në takim me të po të ishte jashtë.
https://www.instagram.com/tv/CVN9a2Xo-GQ/
Tola-Ritvanën: Ç’të shtyu ta zgjidhje në takim?
Artani: E ka thënë arsyen. Ti e ke parë veten si je? Je si aeroplan pa pistë. Nuk ke ku qëndron.
Tola: Ti të kesh fatin të bësh takime si kam bërë unë. Mbaj vendin që të takon dhe mos mu drejto fare.
Artani: I ke takimet të gjitha njësoj. Nuk e bën dot diferencimin.
Tola: E ke ndritur ti takimin tënd? Ç’ke që flet kot? Unë pyes Ritvanën, ç’ke që hy si pykë kot.
Artani: Je me fat që ke këtu se as gjysma e djemve këtu s’do të të zgjidhnin po të ishe jashtë.