Prej ditësh Fifi dhe Graniti po përfliten se janë bashkë në një lidhje dashurie.
Dyshja ishin dy nga ish-konkurrentët më të përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar dhe aludimet e ngritura herë pas here për një lidhje të mundshme.
Ata ishin shumë të afërt brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke na dhuruar momente romantike gjatë rrugëtimit të tyre, e jo më kot edhe fansat e “çiftit” kanë dashur një ribashkim mes tyre.
Daljet e tyre të shpeshta kohët e fundit kanë ngritur zëra për një lidhje të mundshme, por Fifi ka sqaruar gjithçka përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Instagram.
Kam fiks një muaj që shoh lajme, tags, komente etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin Jo nanusha, portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti, por kaq. Ju dua!,- ka shkruar ajo.
Rikujtojmë se të dy kanë qenë në festën e 20-vjetorit të “Top Channel”, ku Kledi Hysa ka publikuar një vidteo të tyre teksa përqafohen. Më pas ata e kanë shijuar festën, duke kënduar e kërcyer.
Fill pas daljes së tyre, Graniti në një intervistë tregoi se gjërat nuk kishin shkuar siç priste pas daljes, madje kishte pritur një përqafim të ngrohtë prej Fifit, dhe nuk e kishte marrë.
Por dukshëm, gjërat kanë ndryshuar.