Analisti Andi Buashti dhe nën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku janë përplasur ashpër sonte në emisionin “Open”, për ndërtimin e Teatrit të ri.
Bushati hodhi akuza se po i detyrojnë qytetarët të paguajnë 28 milion euro për ndërtimin e teatrit të ri, një projekt i kushtueshëm dhe pa garë.
Bushati: Sa kushton teatri i ri, sepse do paguhet me taksat tona. Teatri i ri është ai projekti i Bjarke Inkes.
Mazniku: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro. Po është ai projekti.
Bushati: Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë.
Mazniku: Do të ketë garë. Kush tha që nuk do të ketë garë.
Bushati: Po ju e keni gati projektin. Nuk ka garë për projektin. Mund të vijë Muc Nano ta ndërtojë me më pak. Projekti i Bjarke Inkes është projekti i firmës Fusha.
Mazniku:Do të ketë garë Bushati. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara.