Tring është sinonim i suksesit për sa u përket serialeve, e sidomos atyre turke. Mbrëmja do të sjellë emocione të mëdha në kanalet tematike të platformës me tre kryetituj që kryesojnë renditjet, tre seriale që ndiqen nga miliona vetë në disa vende të botës.
“Vajza e Ambasadorit”, me protagonistë aktorët Neslihan Atagul dhe Engin Akyrek, dy prej emrave më të suksesshëm të kinematografisë bashkëkohore turke, por edhe dy personazhe mjaft të dashur për publikun shqiptar, do të vijnë në ekran nga data 28 shtator, çdo të hënë dhe të martë, ora 20:00 më Jolly HD dhe 21:00 në 3Plus. Një histori drithëruese, ku ndërthuren me sublimet prej ndjenjave njerëzore. Një serial që ka shkaktuar bujë të jashtëzakonshme që në episodin e parë.
“Ramo”, një realizim i shkëlqyer që po thyen rekorde audience në Turqi, ku starti i sezonit të dytë arriti shifra tejet të larta shikueshmërie dhe hashtagu #Ramo u shndërrua në “topic trend” përgjatë gjithë mbrëmjes. Me interpretimin mbresëlënës të aktorit Murat Yilderim, vjen një histori e bazuar në ngjarje të vërteta, tashmë çdo të mërkurë, të enjte dhe të premte, ora 20:00 në Jolly HD dhe 21:00 në 3Plus.
Dhe surpriza për në fund! I fundit në këtë renditje, por jo për nga rëndësia, vjen seriali i rekordeve të padiskutueshme, seriali më i ndjekur dhe më i kërkuar i sezonit, seriali që nuk njeh konkurrentë. “Rejan”, historia e një dashurie të pamundur që lindi nga hakmarrja dhe që po magjeps mbarë botën, rikthehet ekskluzivisht në ekranin e Tring nga data 9 tetor, me episodet e reja të sezonit të tretë, në një transmetim të paprecedentë, thuajse njëkohësisht me atë në Turqi.
Duke mos lënë pa përmendur edhe Kanal D Drama, kanalin kushtuar ekskluzivisht serialeve turke, ku premierat vijnë njëra pas tjetrës, dhe me zotimin se të tjerë tituj të suksesshëm do t’i shtohen katalogut tonë, Tring është platforma e surprizave dhe sukseseve të mëdha dhe padyshim investimi i duhur për të kaluar kohë të gjithë si familje!