Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe gjithçka duket se po shkon më së miri për moderatoren. Ndonëse shtatzënisë po i vjen fundi, Arbana nuk e ka patur problem ta shoqërojë partnerin në xhirimin e filmit të tij të ri.
Ajo ka ndarë një foto nga sheshxhirimi, teksa Eduarti shihet duke i dhuruar një puthje. “Bëjmë filma dhe bebe. Në setin e filmit “Sofia”, nën regjinë e artistit tim të preferuar, Eduart Grishaj. I uroj fat atij dhe gjithë ekipit”, ka shkruar Arbana në postimin e saj në Instagram. Moderatorja ka treguar gjithmonë suport maksimal ndaj partnerit, ndërsa javët e fundit të shtatzënisë nuk mund t’i kalonte më bukur se sa në xhirimet e filmit të ri të Grishaj.
Vetë Arbana ka premtuar se do të rikthehet në ekran me “Dua të të bëj të lumtur”, duke lënë të kuptohet se motra ose vëllai i ardhshëm i Jonit nuk do ta pengojë në angazhimet në ekran. Fundja, këtë dëshirojnë të gjithë ndjekësit e saj, të cilët i kanë drejtuar shpesh pyetje pikërisht lidhur me këtë temë.