Donald dhe Beatrix janë çifti më i përfolur i momentit e të dy bashkë ndodhen brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.
Gjithë rrugëtimi i tyre ka ndodhur para syve të publikut. Në fillim u vu re një afrimitet mes tyre me të qeshura dhe me prekje, më pas erdhi konfirmimi i pëlqimit nga të dy, duke u pasuar edhe nga puthja në dasmën e improvizuar jugore.
Pas hyrjes së Romeos, vëllait të Donaldit, fansat, por dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e Donaldit, por mesa duket ata janë afruar prapë bashkë si më parë.
Në rrjet po qarkullon një video ku Donaldi i dhuron një unazë Beatrix, të cilën mesa duket e mori nga Romeo. Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën edhe 1 puthje në buzë.
E përfshirë në gjithë këtë histori ka qenë dhe është moderatorja Bora Zemani, e cila pas puthjes në live show, po e priste Donaldin jashtë.
Ajo puntatën e fundit të “Për’puthen Prime” komentoi përballjen treshe Mikela-Erjon-Ritvana, duke dhënë opinionin e saj, të cilin të gjithë e lidhën me historinë e saj me Donaldin.
Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e konkurrentëve.