Kompania telefonike “Plus” ka lancuar sot (11 maj) shërbimin e parë komercial 5G në Poloni në frekuencën TDD 2.6 GHz.
Shërbimi aktualisht po përcillet përmes 100 transmetuesëve dhe do t’iu shërbejë 900.000 njerëzve në Varshavë, Gdansk, Katowice, Lodz, Poznan, Szczecin dhe Wroclaw.
Faza e dytë në zhvillimin e shërbimeve të Plus do të jetë arritja e mbulimit në të gjithë Varshavën dhe qytetet përreth, ku do të ndërtohen mbi 600 transmetues shtesë 5G, shumica deri në fund të vitit.
Transmetuesit do të rrisin mbulimin e përgjithshëm në mbi 3 milion njerëz në shtatë qytete.
Duke komentuar fillimin, Miroslaw Blaszczyk, presidenti i bordit drejtues të Cyfrowy Polsat dhe Polkomtel, operatori Plus, tha: “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për grupin tonë dhe klientët tanë. Ne jemi duke e bërë 5G (shërbimin) e parë komercial në dispozicion këtu. Dhjetë vjet më parë ne ishim të parët që prezantuam LTE në shtëpitë polake. Sot, si drejtues i teknologjisë në tregun polak të mediave dhe telekomunikacionit, ne po prezantojmë rrjetin e parë komercial 5G në Poloni, i cili do të jetë në dispozicion të klientëve Plus. Polonia bashkohet me vendet kryesore në garën evropiane dhe globale të teknologjisë. Unë jam i kënaqur që klientët Plus do të jenë të parët që do të jenë në gjendje të përdorin komercialisht 5G, i cili është interneti më i shpejtë pa fije. ”/IMA/