Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri në drejtim të një kompleksi në Yrshek, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të mëdha materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Burime zyrtare bëjnë me dije se ky komplek është në pronësi të E.Ç., 49 vjeç. Nuk dihen ende morivet e kësaj ngjarjeje, por duket se është një mesazh për pronarin e këtij kompleksi.
“Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.