Të treja kanë qenë dikur kolege, por tashmë janë ndarë. Ishte e para Eneda tarifa, që e ftuar në “Shiko kush luan”, teksa u pyet për Xhemi Shehun, ish-rivalen e saj të “Portokalli”, tha vetëm një koment: gazmore!
Kjo fjalë, siç duket, ka mbetur në memorien e Shehut dhe mikes së ngushtë të kësaj të fundit, Arbana Osmanit.
Osmani ka publikuar një foto me djalin e saj, Jonin dhe nënjë koment, Xhemi e pyet se kur do ta sjellë në jetë vajzën e dytë, të cilën po e pret.
“Po vjen Viti i Rid he ti akoma s’po lind,”- shkruan Xhemi në koment.
“Je gazmore ti, kot s’thonë,”– ia kthen Arbana, duke pasuar kështu ‘kunjën’ e Tarifës.