Debatet mes tyre nisën kur aktori nga Vlora i tha Arjolës se po qëndron pas hijes së Ilirit e madje në spektaklin e së premtes e dërgoi në nominim, meqenëse u shpall lider i shtëpisë.
Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, ata ditën e sotme u përfshinë sërish në një debat.
Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy.
Debati
Donaldi: Mirë të keqen vllai vazhdo
Arjola: Si të duash
Donaldi: Thjesht kur ke diçka si për mua si për të tjerët thuaji në sy
Arjola: Se ti ma ke thënë në sy ti
Donaldi: Po
Arjola: Ti je bo aq burrë ma ke thënë në sy
Donaldi: Po
Arjola: Ke ardhur si miush dhe më ke thënë hajde të ta shpjegoj. Ke thënë një gjë të keqe dhe pastaj më ke thënë zemra hajde se do ta shpjegoj, si miush, por ik pirdhu.
Donaldi: Të iki të pirdhem unë???
Arjola: Mos më acaro nervat më tregon mua ti ta kam thënë në sy
Donaldi: Jo moj, nuk të tregon asgjë ty, se ti i di vetë gjerat, je heroina e shtëpisë.