Moderatorja Jona Spahiu, një ndër personazhet që ishim mësuar ta shihnim shpesh si pjesë e programeve të ndryshme televizive, u shkëput nga ekrani për t’ju përkushtuar mëmësisë.
E pyetur shpesh nëse do të rikthehet, Spahiu iu përgjigj të gjithëve me një postim në Instagram.
“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale.
Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, u shpreh ajo.