Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila renditet e dyta në listën e PS në qarkun e Tiranës për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ka zbuluar arsyen se pse e pranoi këtë ftesë.
Në një videomesazh të publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të Edi Ramës, Çomo theksoi se mund të reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, ndërsa theksoj se nevojitet të fokusohemi tek masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985, jam punësuar në spitalin Infektiv dhe që prej atij viti nuk jam ndarë. Ka qenë një punë me përkushtim, me dinjitet profesional për t’i shërbyer pacientëve.
E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot”, tha Çomo.