Neni 134 Kodi Penal përcaktohet se: “ Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.
Dritan Memushi, pronar i një rrjeti kablloresh në disa qytete të Shqipërisë, kryen këtë vepwr penale. Prej vitesh ai piraton kanalet ekskluzive të platformës digitalb. Top Channel do të sjell faktet se si bëhet pirateria televizive.
“Quhem Anila Miho, jam nga qyteti i Ersekës kam më shumë se 5 vite që shikojmë televizor nga Erseka-Sat, janë mbi 35 stacione. Sa para paguan për këto kanale? 7 mijë lek. A e dini se disa nga këto kanale piratohen, pasi janë pjesë e platfomës Digitalb? Po e dimë. Po këtë kabllor ka gjithë Erseka, deri nëpër fshatra madje. Ndodh ndonjëherë që Top Channelin, Ora Newsin Neës24 të mos e kap? Po ndodh e fikin ndoshta kur marin ndonë sinjal se po i kuptojnë. Po ndeshje sporti jep? Po, jep”.
Erseka Sat e cila është në pronësi të Dritan Memushit prej vitesh Top Channelin, Ora Neësin, Neës 24, My Mysic, Film Hits, apo dhe deshje të kampionatit italian që kushtojnë shumw për familjen e madhe digitalb, i piraton duke mos pasur asnjë kontratë me platformën legale Digitalb.
Cfarë keni në shtëpi, kabllorë, digitalb apo një platformë tjetër? Kabllorë prej shumë vitesh.
E dini që ky kabllorë piraton disa nga kanalet si TCH, News24?
A këto gjëra nuk dimë ne. Unë e paguaj 8 mijë lek në muaj.
Kabllor kam prej shumë vitesh.
E dini që ai piraton?
Po e dimë,.dhe individit nuk i intereson banka e shtetit, cdo kush sheh interesin e tij.
Cfarë shikon më shumë tek ai kabllor?
Top Channel, News24 etj. Po ndeshje të Milanit, Interit i jep? Po jep.
Kjo që shihni në ekran është dhoma e serverit nga ku bëhet pirateria televizive, Dritan Memushi serverin e ka vendosur në shtëpinë e kunatit të tij.
Top Channel trokiti në atë derë që nuk u hap. Gjithashtu po në atë moment u mbyll edhe pika e shitjes së kabllorit.
Pas çdo vjedhje qëndron një hajdut dhe ne komunikuam me të, dhe si çdo i fajshëm ai tha që nuk ka kryer asnjë vepër penale.
GAZETARJA: Z.Dritan ju jeni pronari kabllorit të Ersekës?
D.MEMUSHI: Po, unë jam.
GAZETARJA: Duke qenë se nuk këni kontratë me digitalbin si mund të trasmetoni kanele të kësaj platforme? Me cfarë të drejte?
D.MEMUSHI: Më kanë thënë që do më thërrasin, për të lidh kontratë atje tek ju.
GAZETARJA: Sa vite keni që piratoni kanalet tona zotëri?
D.MEMUSHI: Nuk kam piratuar asnjë kanal.
GAZETARJA: My music, Top Channell, Neës24, Report Tv. A nuk mendoni se kjo është vjedhje?
D.MEMUSHI: Brënda muajit unë do të jem tek digitalbi.
GAZETARJA: Pra ju jeni në dijeni që po kryeni një vepër penale?
D.MEMUSHI: Nuk po bëj vepër penale, jam në diskutim për kontratën. Cdo gjë është e zgjidhur nuk ka lidhje fare, nuk jemi armik me digitalbin apo Top Channel-in.
GAZETARJA: Faleminderit! Edhe për ne do të ishe një pirat më pak.
Dritan Memushi abonentët e tij i mban të lidhur duke mos i ndërprerë kabllorin edhe kur nuk e paguajnë atë në kohë. Duke bërë rolin e bujarit ai zgjeron aktivitetin e tij të paligjshëm.
“Vetëm kabllorin kemi të keqën nëna. 8 mijë lek e paguaj. Po ia vlen 8 mijë lek për 13 kanale? Ia vlen s’ia vlen ne e kemi tani. Kur nuk ke mundësi ta paguash në datë ta mbyll direkt kabllorin? Po tani pasi ke 1-2 muaj e mbyll ai. Ju cfarë shikoni më shumë tek Klani, Top Channelin edhe News24”.
Historia nuk përfundon këtu, të njëjtat kanele piratohen edhe në Ksamil.
“Më shumë shohim lajmet e Top Channelit edhe ndonjë film. 8 mijë lek e paguaj kabllorin”.
Pas gjithë këtij vëzhgimi Dritani tha se do të nënshkruaj një kontratë ashtu sic e kërkon ligji. Pasi kabllori i tij nuk mund të shfaqë kanale që digitalbi i paguan për të qenë pjesë e kësaj platforme.
GAZETARJA: Dritan po të telefonoj nga Ksamili, gjithashtu isha dhe në Tepelen doli ajo që ju thashë na piratoni edhe këtu.
D.MEMUSHI: Po do vijmë pas datës 20 na kanë thënë për kontratë.
GAZETARJA: Edhe për Tepelenën edhe për Ksamilin?
D.MEMUSHI: Nëse ata nuk më mbyllin kontratë unë do ti heq.
Kodi Penal, Neni 134 vijon Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet
Top Channel