Një nga filmat më legjendarë të industrisë së kinemasë, “Pirates of the Caribbean”, është gati të rikthehet me një histori të freskët dhe personazhe të rinj. Xhirimet e projektit të ri pritet të fillojnë në fund të vitit 2025, duke zgjedhur përsëri peizazhet e Shën Vincent dhe Grenadine, vendet ikonike ku janë xhiruar dhe filmat e mëparshëm të serisë.
Ndërkohë që fansat janë të ngazëllyer për kthimin e aventurave të njohura të piratëve, ky projekt i ri do të përbëjë një ndryshim të madh për serinë, duke lënë jashtë aktorin legjendar Johnny Depp, i cili ka mbajtur rolin e Captain Jack Sparrow që nga filmi i parë, “The Curse of the Black Pearl” (2003).
Ky kapitull i ri pritet të sjellë një qasje dhe një drejtim krejtësisht të ndryshëm, duke i dhënë hapësirë personazheve të rinj për të eksploruar botën e piratëve me një frymë të re.
A new ‘PIRATES OF THE CARIBBEAN’ movie is rumored to begin filming in late 2025.
Johnny Depp is not expected to return.
(Via: https://t.co/PiqoiSlATR) pic.twitter.com/Mwfu5XsWYx
— The Hollywood Handle (@HollywoodHandle) November 3, 2024