Një tregëtar në Hong Kong u dënua për të drejtën e autorit dhe veprën penale të mashtrimit me 21 muaj burg sipas kodit penal të vendit, për shkak të tregëtimit të një shitjes së një lloj dekoderi televiziv të paligjshëm në vend.
Dy persona të tjerë janë kapur duke ri-transmetuar në mënyrë të paligjshme programe të kanaleve televizive më të njohura, duke u dënuar gjithashtu për të drejtën e autorit me 21 dhe 27 muaj respektivisht.
Ky rast doli nga veprimi në vitin 2014 nga autoritetet doganore të Hong Kongut, të cilët bastisën katër ambjente banimi, një depo dhe një shitore elektronike të shitjes me pakicë, duke arrestuar nëntë vetë dhe duke konfiskuar 38 kuti ISD. Të pandehurit u akuzuan më pas për shkelje të dispozitave anti-anashkaluese të Urdhrit të të Drejtave të Autorit (s273C) si dhe veprat penale të zakonshme të komplotit për të mashtruar.
ISD-të, të markuara si Kutia e TV Maige, u ishin shitur konsumatorëve për 2 mijë dollarë HK (duke përfshirë parapagimin e parë prej 12 muajsh) dhe kanë siguruar qasje të paligjshme në qindra kanale dhe filma televizivë të drejtpërdrejtë, duke përfshirë kanalet që u përkasin PCCW, TVB, BBC, NBA dhe shumë kanale të tjera ndërkombëtare.
Ky ishte rasti i parë i sukseshëm i arrestimeve për shmangjen e piraterisë televizive në Hong Kong, që është përshëndetur nga drejtuesit e televizioneve të prekura, por edhe autoritetet vendore.