Pirnajat është formati më i ri që do të nis transmetimin në ABC dhe pritet t’i shtohet listës së emisioneve me karakter investigativ në televizionin shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ABC në spotin e ri që po transmetohet së fundmi. Por ajo që na ra në sy është pikërisht ngjashmëria me formatin italian Le Iene që transmetohet prej vitesh në Italia 1.
Dhe kjo vihet re edhe se si janl servirur protagonistët e këtoj formati. Të veshur me kostumin e zi ikonik si të kolegëve italian, këngëtarja Arilena Ara dhe Florian Binaj do të jenë në variantin shqiptar jo ”hiena” por ”piranja” me të njëjtin mision atë të investigimit.
Emisioni do të nis të martën që vjen në orën 21:00 në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë.