Sezoni i ri televiziv italian do të shoh rikthimin e një prej ikonave që ka dhënë kontributin në historinë e medias audio-vizive në Itali. Prezantuesi i famshëm Pippo Baudo do të jetë pjesë e emisionit të mëngjesit në Rai 2 me rubrikën “I Fatti Vostri”, duke filluar nga 12 shtatori.
Përfshirja e Pippo Baudo në programin e njohur të mëngjesit është edhe risia e edicionit të ri të “I Fatti Vostri”, në drejtimin e Giancarlo Magalli, me Adriana Volpe, Marcello Cirillo dhe Paolo Fox.
Çdo javë Baudo do të japë “Leksione për televizionin“ në rubrikën e tij të titulluar me këtë rast “Questo l’ho inventato io“ (Këtë e kam shpikur unë), ku do të ketë të ftuar personazhe të njohur të ekranit të vogël që kanë qenë protagonistë të programeve të tij.
Pippo rikthehet në Rai pas më shumë se një viti mungesë. Hera e fundit që ai u shfaq në tv ishte në prill 2015, në talent show Si può fare! në Rai 1. Ndërsa me një program të vetin ai mungon nga sezoni 2012/2013, kur ideoi dhe drejtoi formatin Il Viaggio në Rai 3. Vetëm pak javë më parë ai festoi 80 vjetorin gjatë transmetimit direkt në Rai 1 të eventit Wind Music Awards.