Në lidhje skype me edicionin e orës 16.00 në Syri Tv, mjeku Pëllumb Pipero, ka dhënë një panoramë të situatës së COVID-19 në Shqipëri.
‘Në këta situatë dinamika apo graviteti i sëmundjes apo të ecurisë së epidemisë në vendin tonë është numri i shtrimeve në spital. Sipas mendimit tim, numri i rasteve të gjurmuara do ketë luhatje kjo virusi është midis nesh, nuk është shuar, apo eleminuar epidemia….’
Pipero ka folur edhe për vdekjet e larta që ka Shqipëria përsa i përket rasteve të intubuara.
‘Duhet të themi që eksperienca e rasteve të rënda dhe të intubuara në të gjitha vendet nuk ka qenë e mirë.
Në Amerikë kemi 2 në 10 që shpëtojnë, edhe në Itali po kështu.
Por zërat dhe diskutimi apo debate midis shkencëtareve mbetet gjithmonë se sa i rëndë ka qenë dëmtimi në mushëri. Sa i mundur është rikthimi në jetë, për këtë arsye beteja ka qenë e disfavorshme.
Ne nuk kemi pasur raste të shumta të intubuara.
Pjea e më madhe ka qenë më maskë oksigjeni, ku sot kemi një rast të intubuar në spitalin Covid 2.
Arsyeja e thashë edhe njëherë është dëmtimi masiv i mushkërive. Në rast se mushkëritë dëmtohen oksigjeni nuk shkon në gjak, gjendja është e ndërlikuar….
Duhet të them kjo ka qenë një eksperiencë fare e re me shumë të panjohuara, në aspektin epidemiologjik, laboratorik.
Natyrisht në fillimet e saj na kanë ardhur edhe raste, të lehta, të rënda dhe shumë të rënda.
Tani na vinë në gjendje mesatarisht të rëndë.
E kemi diskutuar dhe midis nesh dhe ndoshta besoj se ka një frikë për të ardhur në spital, sepse kanë frikë të veçohen nga famljarët, ose duhet të shikojmë te asistenca mjekësore për ta sjellë në kohën e duhur.
Me shumë ka të bëjë më frikë e qytetarit për të kërkuar ndihmën në kohën e duhur.
I kemi këshilluar qytetarët që në këtë kohë kur kanë shenja të telefonojnë numrin 127 për të marrë ndihmën mjekësore.’