Mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu ka thumbuar publikisht mjekun Pipero dhe të gjithë ata që pohuan me të madhe se në Shqipëri kurohesh shumë mirë nga COVID-i me një postim në rrjetin social Facebook.
Vargu u kërkon të gjithë atyre që të tregohen të kujdesshëm me atë që i thonë publikut, pasi pasojat e Covid kanë treguar se janë të panjohura dhe të pabesa.
Postimi i plotë i Vargut:
Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.
Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!