Pier Silvio Berlusconi, djali i biznesmenit dhe ish-kryministrit italian, Silvio Berlusconi, është emërua si administrator i deleguar i grupit të rrjetit televiziv Mediaset, pronar i të cilit është babai i tij, njoftoi në një komunikatë për shtyp ditën e djeshme grupi.
Këshilli i ri administrativ i Mediaset, thirrur dje nga presidenti, Fedele Confalonieri vendosi të zëvendësojë administratorin e deleguar aktual, Giuliano Adreani, me Pier Silvio Berlusconi.
Djali i madh i ish-kryeministrit, 46 vjeç, është konfirmuar gjithashtu si zëvendës president i grupit, vend që e mban që prej vitit 2000. Pier Silvio është tashmë drejtues i shoqërisë Fininvest RTI (Reti Televisive Italiane).