Gazeta thotë se FDA-ja po përshpejton afatin e saj të zakonshëm pasi Shtetet e Bashkuara po goditen nga një valë e re e infeksioneve dhe shtrimeve në spital të shkaktuara kryesisht nga varianti Delta.
Aty citohen sondazhet e fundit nga Fondacioni “Kaiser Family”, një grup kërkimor i kujdesit shëndetësor, sipas të cilit tre nga çdo 10 persona të pavaksinuar në Shtetet e Bashkuara thonë se do ta merrnin vaksinën nëse ajo do të ishte miratuar plotësisht.
Ndërkohë, rritja e fundit e infeksioneve të reja është vënë re tek njerëzit që nuk janë vaksinuar.
Ky fakt ka nxitur një numër në rritje të subjekteve publike dhe private që të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për të gjithë punonjësit e tyre.
Pfizer është një nga tre vaksinat e COVID-19 të autorizuara në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinën me dy doza nga Moderna dhe versionin me një dozë të prodhuar nga Johnson & Johnson.
Kompania aplikoi për të marrë autorizim të plotë të vaksinës kundër COVID-19 më 7 maj, ndërsa Moderna më 1 qershor.
Po ashtu Johnson & Johnson tha se planifikon të aplikojë për të marrë miratim të plotë më vonë këtë vit.