Ditën e sotme u ndërpre për disa minuta puna në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”.
Shkak mësohet se është bërë një greve e kompanisë Albcontrol.
Kjo e fundit është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Lexo edhe: Protesta e stafit, pezullohet puna në aeroportin “Nënë Tereza”
Ata kanë kërkuar një takim me ministren e linjës, Belinda Balluku, e cila ndoshta për shkak të angazhimeve elektorale është vonuar disa çka ka sjellë më pas një debat në telefon me një nga punonjësit.
Debati në telefon me ministren Balluku:
Punonjësi: Zonja ministre ne ju pritëm. Nuk mund t’ju presim pafundësi këtu
Balluku: Ore ti tani! E bëmë telefonatën bashkë apo flet kot tani? Jam rrugës, po vij. Shih telefonatën. Në 10 pa 10.
Punonjësi: Po pra, 10 pa 10.
Balluku: 10 pa 10 me 11 pa 10 sa bëjnë? 3 orë?
Punonjësi: Njerëzit janë në pamundësi për të pritur.
Balluku: Jam duke ardhur në Rinas. Lere 3 orëshin se është turp
Punonjësi: Po flasim për një orë e gjysmë, jo 3 orëshin.
Më pas, ministrja Belinda Balluku është parë duke u futur në ambjentet e AlbControl në Rinas nga ku ende nuk ka një deklaratë për mediat.
Lexo edhe: Nga sot bllokohen fluturimet në Rinas, shkak greva e Albcontrol, Berisha: Ndrikull Gryksia pushoi 5 kontrollore
KËRKESAT E PUNONJËSVE:
Rikthimi në punë i kontrrollorëve të hequr,
anullimi i vendimit të bordit më 24 prillit 2020,
një anëtar i sindikatës në bord,
transparencë finaciare
dorëheqjen e menaxhmentit