Shoqata e Infermirëve ka denoncuar pezullimin nga puna të tre infermiervë të shërbimit të Neurokirurgjisë, pasi ishin duke ngrënë molto.
Shoqata shkruan se infermirëve u është komunikuar që janë pezulluar nga puna deri në muajin korrik.
Postimi i plotë
“A nuk është turp që jo vetëm nuk zbatohet asnjë protokoll pune për Infermierët as orari i pushimit, as oret shtesë ,as ditët e festave apo fundëjavat. E për më tepër në këto ditë pandemie që po punojnë pa orar bëhen kotrolle të qëllimshme për të penalizuar Infermierët. Po në cilin vend të botës është e ndaluar të konsumosh diçka për të ngrënë gjatë punës (pasi në 8 orë punë çdokush ka nevojë për një pushim të vogël për të konsumuar diçka (ujë, kafe ose ushqim). A ka ngelur më gjë tjetër pa iu bërë Infermierëve të Shqipërisë e sidomos Infermierëve të QSUT.
Turp i madh për këdo që ka dhënë urdhër për të tilla kontrolle me tendencë dhe për të tilla masa ndaj Infermierëve që sot më shumë se kurrë duhen vlerësuar e jo shtypur”, shkruan shoqata.