Një arritje mediatike! E tillë mund të quhet përpjekja e televizionit A1 Report dhe e gazetës Shqiptarja.com (print dhe online) në denoncimin e masakrës mjedisore në Elbasan nga kompania turke e prodhimit të çelikut dhe hekurit KURUM.
Pas denoncimeve të vazhdueshme që A1 Report i bëri shkeljeve të ligjit nga kjo kompani, Ministria e Mjedisit mori të premten vendimin për të pezulluar aktivitetin e KURUM duke i vendosur tre masa të detyrueshme të cilat duhet t’i plotësojë deri më 20 Maj të këtij viti.
Prej muajsh grupi mediatik Free and Fair Media Group u bë zëri i qytetarëve që kalonin çdo ditë të tyren mes tymit dhe ndotjes si pasojë e përpunimit të skrapit pa filtra, hedhjes së mbetjeve pranë lumit Shkumbin, etj, të cilat janë kthyer në burim të sëmundjeve kancerogjene.
A1 Report është ndër të paktat media që ka denoncuar çdo ditë zërin e qytetarëve, ambientalistëve dhe intelektualëve kundër katasfrofës mjedisore që KURUM shkakton prej dekadash në Elbasan.
Pezullimi i aktivitetit të KURUM është fitorja e parë e A1 Report për mjedisin, pasi ajo që mbetet vendimtare për banorët e dëmtuar prej vitesh nga kjo kompani është rehabilitimi i zonës me heqjen përfundimtare të çdo burimi ndotjeje industriale në rrethin e Elbasanit, duke i rikthyer qytetarëve mjedisin e pastër.
Në këtë link mund të gjeni te gjitha lajmet e A1 Report per ndotjen e shkaktuar nga KURUM
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)