Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste Petrit Vasili ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Vasili menjëherë ka nisur trajtimin ndaj Covid-19, me qëllim që të parandalojë efektet e virusit.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, edhe deputeti i PS-së Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.
Gjiknuri lajmëroi se ka marrë të gjitha masat ndaj virusit dhe është karantinuar.