Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Agim Bajko, Karafil Shena e shumë të tjerë, janë emrat e rinj, që i janë shtuar firmëtarëve të peticionit për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar.
Peticioni iu drejtua pasditen e sotme Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.
Dhjetra aktorë dhe regjisorë e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër. Mes figurave të njohura të artit e veçanërisht skenës së teatrit janë Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, por edhe dhjetra të tjerë.
Firmëtarët
Piro Milkani
Ruzhdi Pulaha
Alfred Trebicka
Genc Fuga
Sotiraq Bratko
Albert Minga
Dhimiter Orgocka
Agim Bajko
Nikolla Llambro
Armando Bora
Vangjel Agora
Karafil Shena
Guri Koço
Ligoraq Riza
Kristian Koroveshi
Shkelqim Jaupi
Paola Kodra
Ilda Pepi
Erjola Meta
Blerta Belliu
Mateus Frroku
Adrian Cerga
Xhuliano Brisku
Ina Gjonci
Ledjon Zoi