Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit sa i takon pandemisë së Covid-19. Kështu, në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë qytetarë, ndërkohë janë regjistruar edhe 153 raste pozitive.
Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme. Ajo shtoi se aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 178 pacientë, ku 13 janë të terapi intensive, kurse pesë të tjerë po trajtohen me frymëmarrje të drejtuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2444
Durrës 559
Shkodër 373
Lezhë 295
Elbasan 274
Korçë 237
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 143
Berat 106
Gjirokastër 69
Dibër 69