Ditën e sotme, ish-banori i “Big Brother VIP”, shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, ishte i ftuar në emisionin “Big Brother Fun Club”. Gjatë intervistës, Alfio ndau përshtypjet e tij rreth eksperiencës së shkurtër brenda shtëpisë së BBV, duke zbuluar edhe detaje nga jeta e tij personale.
Alfio foli për marrëdhënien e tij me ish-partneren Fatmën, të cilën e kishte përmendur disa herë gjatë qëndrimit të tij në BBV. Më tej, ai ndau një moment të veçantë në rrjetet sociale, një dedikim të ëmbël për ditëlindjen e djalit të tij, ku përdori fjalët “Zemra ime e vogël e kuqe”, një epitet që ai më parë e kishte përdorur edhe për Fatmën.
Ina Kollçaku, moderatorja e emisionit, shtyu për të mësuar më shumë rreth raportit aktual mes Alfios dhe Fatmës. Në përgjigje të kësaj, Alfio rrëfeu se, pavarësisht ndarjes, ai ende ndjen emocione të bukura për të.
Gjithashtu, Alfio u pyet në lidhje me një deklaratë të Gerta Gixharit, e cila e kishte cilësuar atë si “gjuajtës” një javë më parë, duke shkaktuar kështu një reagim interesant nga ana e Alfios.