Mbërmja e 15 Korrikut e vitit të kaluar është mbajtur mend gjatë jo vetëm në mendjet e Turqëve, por gjithë botës përfshirë edhe Shqipërinë. Tentativa e mbrëmjes vonë për një grusht shteti ndaj presidentit Erdogan, bëri xhiron e botës brenda pak minutash duke bërë që çdo kanal informativ të përcillte situatën nga Stambolli ku ishte dhe kryeqëndra e ngjarjes.
E cilësuar si “Fitorja e Popullit Turk” nga Erdogan, 15 Korriku do të vij me një programacion të veçantë në kanalet e TRT, kanalit publik turk i cili po ashtu u bë protagonist i ngjarjeve të tentativës për grusht shteti. Përveç serialeve të cilat do të zënë fashën “prime time” në TRT 1, do të jetë edhe lutje e Kuranit kushtuar martirëve të lirisë.
Gjatë programit do të lexohen disa lutje të veçanta nga Kurani, për shpirtrat e atyre që humbën jetën gjatë betejës disa orëshe me puçistët.
Ndërkohë TRT World, versioni satelitor i TRT do të vij me një dokumentar dedikuar 15 Korrikut, i cili do të rrëfejë ngjarjet e asaj mbrëmjeje vere e cila u duk për gjithë Turqinë, më e gjatë se sa ishte./IMALBANIA.COM/