Kur superheronjtë bëhen bashkë, mund t’i japin jetë filmave të paharrueshëm.
Suicide Squad risolli në vemendje personazhin e Harley Quinn, interpretuar mjeshtërisht nga aktorja Margot Robbie, por padyshim është një film i arrirë për cast-in e aktorëve që përbëjnë grupin fantastik të superheronjëve protagonistë.
Kjo nuk është hera e parë që në kinema ju kushtohet hapsirë një skuadre me superheronjë, të njohur për të gjithë si personazhe të vetëm në libra apo dhe filma e seriale.
Në këtë listë ju prezantojmë me 5 filmat më të mirë ku në fokus janë skuadrat më të mira të superheronjëve pasi kemi parë filmin e fundit Suicide Squad.
5 – Fantastic Four
Fantastic Four është një grup superherojsh Marvel për të cilët janë realizuar dy filma prodhuar nga 20th Century Fox si edhe të filmit më të fundit reboot, që nuk pati suksesin e dy të parëve. Në këtë listë kemi përfshirë filmin e 2005 me protagonistë Jessica Alba, Chris Evans.
4 – Avengers: Age of Ultron
Avengers në historinë e tyre kanë përfshirë shpesh herë superheronjë të ndryshëm Marvel, por në skuadrën për filmin kinematografik personazhet kryesor janë Captain America, Thor dhe Iron Man. Në kinema ata janë një franchise i suksesshëm i Marvel Studios që prodhon sagën dhe në këtë klasifikim kemi zgjedhur kapitullin e dytë, me titull Avengers: Age of Ultron. Në këtë film, heronjtë duhet të përballen me armikun e krijuar nga një sistem mbrojtës të inteligjencës artificiale. Për këtë film të dytë të sagës, në qendër të subjektit janë edhe Hulk, interpretuar nga Mark Ruffalo dhe Vejusha e Zezë interpretuar nga Scarlett Johansson.
3 – X-Men: Days of Future Past
Mbetemi gjithmonë në shtëpinë Marvel ku bëjnë pjesë edhe X-Men, superheronjtë mutantë të udhëhequr nga Charles Xavier. Film i parë i 20th Century Fox zbarkoi në kinema në vitin 2000, por njëri nga më të mirët e sagës mbetet X-Men: Days of Future Past, i vitit 2014. Historia është ambientuar në 1973, kur Magneto shfaqet për herë të parë përpara njerëzimit.
2 – Guardians of the Galaxy
https://www.youtube.com/watch?v=B16Bo47KS2g
Në librat e Marvel ata do të shfaqen për herë të parë në vitin 1969, ndërsa në kinema Guardians of the Galaxy kanë mbërritur në 2014 nga produksioni Marvel Studios. Falë interpretimit të Chris Pratt në rolin e Peter Quill, ky grup superherojsh, ku bën pjesë edhe Rocket Raccon dhe Groot, u bë menjëherë një nga skuadrat më të dashura për publikun.
1 – Watchmen
I një tjetër niveli krahasuar me fimat e tjerë të Marvel dhe DC Comics, është Watchmen bazuar në librin me të njëjtin titull të vitit 1986 shkruar nga Alan Moore dhe Dave Gibbons për DC Comics. Në 2009 doli në kinema filmi, i cili u kthye në një cult të vërtetë të filmave të këtij zhanri. Në film superheroi i quajtur Bufi i Natës, sëbashku me Doktor Manhattan dhe Rorschach, duhet të mposhtin armikun e tyre Ozymandias.