Mëngjesin e sotëm, moderatorja e njohur, Roza Lati ka qenë e ftuar në programin ‘Abc e mëngjesit’ ku ka zbuluar se kujt ia dedikon projektin ‘I’m a survivor’.
Me sinqeritetin që e karakterizon, Roza ka treguar se ka hasur shumë pengesa në fillimet e karrierës së saj, teksa ka qenë pjesë e ‘Agon Channel’, vend në të cilin moderatorja ka pasur mjaft vështirësi në punë, megjithatë këto momente e kishin motivuar për të punuar edhe më shumë.
“Vriti njerezit me sukses. Po flas per te gjithe ata qe jane me syte me lot ne mengjes, e me syte me lot kur mbarojne shkollen, apo kur mbarojne punen. Jam ketu me ju. Mos harro qe ka Zot atje lart! Mos harro qe ekziston Karma! Baby, you’re SURVIVOR”, ka shkruar Lati në postimin e fundit ku ka shkëputur disa minuta nga intervista në ekranin e ‘Abc’.
Historitë e Rozës që prej adoleshencës kanë motivuar të gjithë ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët kanë lënë një sërë komentesh duke e “duartrokitur” sinqeritetin e moderatores e cila me siguri ka frymëzuar dhe ndihmuar dhe shumë ndjekës pas këtij momenti./revistawho.com