Viti që po lëm pas ka patur shumë informacione mediatike, shumë lëvizje dhe suksese për median shqiptare. Gazetar, producentë e moderator kanë korrur suksese në këtë vit, e njëkohesisht me to edhe televizionet tona. Në këto ditë dhjetori ne në IMAlbania.com do të zgjedhim edhe personazhin mediatik të këtij viti. 20 emra të njohur të botës mediatike shqiptare janë të nominuar për të votuar secilin prej tyre, për të zgjedhur atë i cili ka patur ndikimin më të madh në këtë vit.
10 emrat më të votuar në fazën e parë. Faza e dytë nga data 21 – 31 dhjetor 2014, do të shpall fituesin në mbrëmje e ndërrimit të viteve.
Blendi Fevziu – Jo vetëm që vazhdon suksesshëm të ketë programin më të mirë të politikës, por në këtë vit është personazhi më i lakuar mediatik me një titull të ri libri që ka shkruar dhe që po korr sukses të madh në shitje.
Klea Huta – Ishte surprizë moderimi i talent show-t “Gjeniu i Vogël”, por është kthyer direkt në një nga moderatoret më të përfolura të reja të ekraneve tona. Publiku e ka pëlqyer dhe premton një show girl të madhe të së ardhmes.
Alketa Vejsiu – Prej vitesh tashmë është personazhi i suksesit, por këtë vit ka vërtetuar se seriozisht meriton këtë etiketim. “Dance With Me” ishte një lëvizje e suksesshme e prezantueses së njohur, duke e justifikuar me një sukses jo të vogël.
Sonila Meço – Padyshim është figura e parë e ekranit të Agon Channel, por kur bëhet fjalë për suksese Sonila i ka thyer kufijtë. Tashmë me një program të sajin, tenton të thyej rekorde shqiptarësh edhe në ekranin më të ri italian, Agon Italia.
Edi Rama – Nëse mund të quhet viti i shumë ndryshime në vend atëherë është e qartë se 2014-a është ndër të parët. Në këtë vit kryeministri ka treguar reforma drastike. Por a ka mbështetjen e popullit shqiptar sërish?
Adi Krasta – Vazhdon të jetë nga ata njerëzit që krijon debat. Nëse sërish edhe këtë vit Krastën nuk e pam me një spektakël të përmasave që i takojnë, ai ka ditur si të jetë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë monologun e famshëm kundër Top Media.
Arbana Osmani – Ky vit do të mbahet mend për Arbanën më shumë në aspektin personal se sa atë profesional. Gjithsesi bukuroshja e “Big Brother” është tërhequr përkohësisht nga televizioni, për t’u rikthyer më vonë.
Ballist Morina – Është nga ata njerëzit që ka bërë krenar rreth 10 milion shqiptar në të gjithë botën. Ishte pikërisht ndeshja Serbi – Shqipëri që e ngriti në skenë, me lëshimin e të famshmit dron mbi qiellin e stadiumit të Partizanit në Beograd.
Lorik Cana – Nuk kishte se si të mos ishte në këtë listë. Përtej çdo suksesi në karrierën futbollistike, Loriku ishte heroi i ndeshjes kundër Serbisë, duke bërë sërish krenar me forcën dhe dashurinë për kombin të gjithë shqiptarët.
Renato Mekolli – Është nga ata personazhe që ka bërë shumë njerëz për vete fal aftësive universale të komunikimit, buzëqeshjes dhe strikticitetit që e karakterizon. Në “Master Chef” Renato ka treguar këmbëngulje dhe punë të mirë.
[yop_poll id=”9″]