Ashtu si çdo vit Top Channel ka hapur anketimin e Personazhit të Vitit, nëpërmjet votimit online në faqen e internetit më të klikuar të shqiptarëve, www.top-channel.tv.
Kësaj liste i janë shtuar edhe 10 personazhet më të spikatur sipas Top Channel, që janë: Albana Osmani, prezantuesja e njohur, për nismën e saj “Ti je një luledielli”, banorët e Zharrëzës, për protestën e tyre të veçantë, duke udhëtuar nga Zharrëza drejt Tiranës në këmbë, Bashkim Shehu, fitues i çmimit letrar “Balkanica”, Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore, “Fundjavë ndryshe“, nisma bamirësisë, Reparti i kërkim-shpëtimit, FNSH Shkodër, për evakuimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve gjatë përmbytjeve, Igli Tare, drejtori teknik i Lacios, i shpallur menaxheri më i mirë sportiv në Itali, Izmir Smajlaj, i pari kampion Europe për Shqipërinë në kërcim së gjati Ornela Kapetani, shpallur aktorja më e mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Sarajevë, zjarrëfikësit e Shqipërisë, që në kushte të vështira pune dhe shpesh me mjete rrethanore përballuan situatën e rëndë të zjarreve gjatë muajve të verës.
Ky anketim është hapur dhe ju keni mundësi të votoni online në faqen e Top Channel.
Më 31 dhjetor në edicionin kryesor të lajmeve do të shpallet fituesi.
Top Channel
Personazhi i Vitit 2017 – Faza e Dytë
Arta Marku
Christian Panucci
Donald Lu
Edi Rama
Erion Veliaj
Ilir Meta
Lulzim Basha
Marin Mema
Romela Begaj
Saimir Tahiri
Albana Osmani
Banorët e Zharrëzës
Bashkim Shehu
Ermonela Jaho
Fundjavë Ndryshe
Reparti i kërkim-shpëtimit, FNSH Shkodër
Igli Tare
Izmir Smajlaj
Ornela Kapetani
Zjarrëfikësit e Shqipërisë
Propozimet nga publiku
Arta Marku
Christian Panucci
Donald Lu
Edi Rama
Erion Veliaj
Ilir Meta
Lulzim Basha
Marin Mema
Romela Begaj
Saimir Tahiri
Propozimet e Top Channel:
Albana Osmani, prezantuesja e njohur, është nismëtare e një kauze të veçantë, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitete të ndryshme nën logon e lulediellit, për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut, që trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike në QSUT.
Banorët e Zharrëzës, për protestën e tyre të veçantë në shkurt të këtij viti, që filloi me grevë urie dhe përfundoi me një marshim në këmbë nga Zharrëza (Fier) deri në Tiranë, në kërkim të një zgjidhje të drejtë për dëmet e banesave të tyre nga shpërthimet nëntokësore në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë.
Bashkim Shehu, fitues i çmimit letrar Balkanica me romanin “Loja, shembja e qiellit”
Ermonela Jaho, viti 2017 mund të quhet padyshim viti i Ermonelës, me sukseset e njëpasnjëshmë në skenat botërore, ku do të veçonim jehonën që pati paraqitja e saj në Royal Opera House në “Madame Butterfly”.
“Fundjavë ndryshe“, nisma bamirëse që me veprat e saj i vjen në ndihmë familjeve të varfëra.
Reparti i kërkim-shpëtimit, FNSH Shkodër, për evakuimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve gjatë përmbytjeve të fundit nga Vjosa, në Ferras e Darzezë.
Igli Tare, drejtori teknik i Lacio, i shpallur menaxheri më i mirë sportiv në Itali pas një votimi të organizuar nga TMW (tuttomercato.web).
Izmir Smajlaj, i pari kampion Europe për Shqipërinë në kërcim së gjati në kampionatin europian të atletikës në salla të mbyllura në Beograd.
Ornela Kapetani, shpallur aktorja më e mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Sarajeve me rolin e saj në filmin “Dita zë fill”.
Zjarrëfikësit e Shqipërisë, që në kushte të vështira pune dhe shpesh me mjete rrethanore përballuan situatën e rëndë të zjarreve gjatë muajve të verës.