Nevoja për të patur një transport publik cilësor dhe të përshtatur për të gjithë banorët e Ti-ranës, është akoma më i madh në këtë bashki sepse Bashkia e Tiranës është e përbëre nga 11 njësi bashkiake, me një popullësi prej 757,361 banorë dhe shtrihet në një territor prej 1,110.03 km². Ajo është bashkia më e madhe në territorin e Shqipërisë.
Jo vetëm kaq, por, duke marrë parasysh të ardhurat vjetore të banorëve dhe pamundësinë e pjesës më të madhe të tyre për të qënë në pronësi të automjeteve private, transporti publik mbetet një nga shërbimet më të rëndësishme që u ofrohet banorëve të kësaj bashkie. Por jo të gjithë banorët mund ta gëzojnë të drejtën e marrjes së këtij shërbimi. Personave me aftësi të kufizuar u është mohuar kjo e drejtë edhe pse ata janë një nga komunitetet me më shumë vështirësi ekonomike në shoqërine shqiptare.
Zanafilla e problemit qëndron në faktin që, Bashkia e Tiranës nuk ka një plan masash për aksesueshmërinë në transportit publik nga personat me aftësi të kufizuar, i cila është detyrim në bazë të Vendimi Nr. 1074, datë 23.12.2015. Gjithashtu kjo bashki, midis të tjerave, është në shkelje të VKM Nr.1503, datë 19.11.2008 sepse jo vetëm nuk ka bëre përshtatjen e linjave ekzistuese për ti bërë ato të aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuar ashtu si ky ligj parashikon, por ajo vijon me moszbatimin e Ligjit nr. 93/2014 dhe Ligjit Nr. 107/2014, në linjat e shtuara rishtazi, të cilat po ashtu janë të pa aksesueshme.
Mungesa e planit të masave reflektohet në një sërë sfidash, shpesh të pakëpërcyeshme, me të cilat personat me aftësi të kufizuar përballen.
Sfidat filllojnë nga stacionët e autobuzave të cilët nuk janë të aksesueshëm në shumicën e rasteve. Shpesh të mbyllura nga tre anë, duke detyruar personat me aftësi të kufizuar në lëvizje, të zbresin në rrugën kryesore për të aksesuar stacionin nga ana ballore e tij. Por shumë shpesh edhe trotuaret janë të papërshtatur, apo koshat e plehrave ndodhen shumë pranë stacionëve duke e bërë të pamundur aksesueshmërine.
Një sfidë tjetër është mbi-popullimi. Një person të cilit i duhet të përdori karrige me rrota e ka të pamundur përdorimin e transportit publik në këto kushte për arsyen e thjeshtë të mos pasjes së hapësirës së nëvojshme që i duhet për të lëvizur dhe për tu pozicionuar.
Kësaj sfide, i bashkangjitet dhe mungesa e rampave të cilat janë të nevojshme për ta bërë transportin publik të aksesueshem. Në disa linja, veçanёrisht linjat e shtuara rishtazi si për shembull, Linja A-Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit, rampat nuk ekzistojnë fare. Autobuzёt janё tё vegjёl dhe kanё shkallё nё hyrje.
Linjat kryesore janё pёrgjithёsisht tё pajisur me rampё, por ato nuk vihen në përdorim nga punonjësit e transportit publik. Mospërdorimi i tyre vjen si pasojë e mungesës së trajnimit të punonjësve të transportit publik për asistimin e personave me aftësi të kufizuar dhe në disa raste, ajo vjen si pasoje e mungesës së ndërgjegjësimit të këtyre punonjësve për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për aksesueshmëri të transportit publik.
Sfidat vazhdojnë me mungesën e afishimit të orareve në mënyrë të përshtatëshme për per-sonat që nuk degjojnë apo shikojnë. Ata nuk shohin oraret dhe itinerarin dhe nuk njoftohen për vend-ndodhjen e stacionëve me anë të një shpjegimi audio. Mosmarrja e informacioneve të sipërpërmendura i përjashton ata nga përdorimi i lirë dhe i pavarur i shërbimit të transportit publik.
Eshtë e qartë që nevojat dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nuk pasqyrohen në politikat e ndjekura në nivel vendor dhe qëndror duke shkelur një sërë të drejtash të sanksionuara nga legjislacioni Shqiptar përfshirë këtu edhe Ligjin Nr.10 221, datë 4.2.2010 “Pёr mbrojtjen nga diskriminimi”.
Domosdoshmëria për përmirësimin e aksesueshmërisë në transportin publik është urgjent.
Autor Irma Gjinaj dhe Suela Lala
Fondacioni “Së bashku”
Ky artikull u realizua nga Qendra Steps në kuadër të projektit “Artivizëm” dhe mbështet nga “Lëviz Albania”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.