Pas largimeve vërtet të bujshme të moderatoreve dhe gazetarëve nga departamenti i informacionit në Top Channel, një tjetër gazetare dhe person mjaft i rëndësishëm për lajmet në këtë televizion është larguar.
Burime të IMAlbania.com pranë TCH, shprehen se Fabiola Hashorva një prej emrave më të rinj të Departamentit të Informacionit të Top Channel, e cila ishte pjesë e prurjeve të këtij televizioni me rikthimin e Sokol Ballës në krye të këtij departamenti, ka braktisur gjigandin informativ.
Sipas saj arsyeja e largesës ishte pikërisht ngarkesa dhe stresi i madh në punë.
Fabiola Hashorva ishte asistentja personale e Sokol Ballës, njëherazi producente e Top Story, dhe producente edicioneve informative të lajmeve në TCH, profil ky risi në median shqiptare që Balla u përpoq ta sillte për herë të parë.
Hashorva gjithashtu ka qënë pjesë e Televizionit Klan.
Copyright IMAlbania.com