Pa pritur dhe pa kuptuar Mevlani dhe Juli, dy nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” kanë publikuar një këngë për të cilën kanë punuar së bashku.
Projekti i tyre i publikuar në Youtube, mban titullin “(X5) SE”, dhe teksti është shkruar nga Juli dhe Petro Xhori, ndërsa orkestimi nga Xhulio Milloshi. Fabula i referohet vajzave “materialiste”, të dhëna pas luksit dhe që për të arritur këtë nuk marrin parasysh asgjë tjetër. Nuk dihet nëse kjo këngë është një “diss” për ndonjë vajzë apo është thjesht frymëzim i momentit.
Sigurisht teksti mbizotërohet nga nota satirike dhe deri tani është pritur goxha mirë nga ndjekësit e dy çunave.
“Vajza jote zoti vjehërr bredh me mua në çdo ferrë/ Jo mos qaj e mos bëj namin se ka ngjarë njëlloj me mamin/ Vajza jote zonja vjehërr bredh me mua e me ca të tjerë/ E kur s’jam unë në Shqipëri me sa bredh unë nuk e di../ 1 dhe 1 bëjnë 2, ti njihesh në të gjithë Shqipërinë/ Nga Vermoshi, Konispol, që të gjithë të kanë bërë gol.”-është ky refreni i këngës.