I prekur dhe xheloz është shfaqur Mevlani pas takimit të Melisës me Atdheun, fill pasi ata të dy treguan jo pak afrimitet me njëri-tjetrin.
Në studio Mevlani tha se ky takim e ka prekur, pasi Melisa është një ndër vajzat ku ai është fokusuar në program, por shtoi se pas këtij takimi, i duket se nuk ka më vend për të dalë me të.
Melisa iu përgjigj duke i thënë se për të është në rregull nëse Mevlani nuk dëshiron ta pranojë më në takim.
Diskutimi:
Mevlani: Ky takim më ka prekur se un dua të dal me ty dhe ky më duket sikur nuk kam më vend për të dalë me ty.
Melisa: Mos dil, ky është tipi im, nëse nuk do ta pranosh, në rregull.
Mevlani: Kaq shumë që ke bërë në takim me Atdheun, s’ke bërë me asnjërin, ke kaluar në fazë tjetër.
Melisa: E ke vendosur, nuk do dalësh më me mua?
Atdheu: Më bën përshtypje se këtu e ka patur çdo ditë dhe atje thotë nuk po dija ça të flisja kur e kisha përballë.