Pjesa e dytë e Për’Puthen i është kushtuar disa sondazheve dhe pyetjeve drejtuar Teas dhe Andit, dy personave të vetëm në emision që janë një hap para të tjerëve për të dalë çift në fund.
Dy të rinjtë janë ndër më të pëlqyerit e publikut, ku të gjithë mezi presin momentin që ata të jenë bashkë. Sa i përket pyetjes se sa përqind besojnë në marrëdhënien e tyre, të dy janë përgjigjur që besojnë, ku Andi ishte më i bindur duke thënë 100%.
Andi dhe Tea kanë treguar se nuk janë zënë ndonjëherë.
“Nuk jemi zënë ndonjëherë. Mund të jetë qenë tek pjesa që unë vonohem shumë ndodnjëherë dhe ai që thotë hajde, ose unë kur i them mos pi shumë për shembull”, ka thënë Tea mes të qeshurash.
Në lidhje me pyetjen se sa të sinqertë janë ata janë shprehur se janë shumë, duke hedhur poshtë shumë komente të ndjekësve që ata shtiren në emision.