Sindi dhe Erlindi kanë zhvilluar takimin e tyre të dytë në ‘Për’puthen’, ku nuk kanë munguar bisedat në lidhje me familjen dhe aftësitë në kuzhinë.
Sindi nuk hezitoi t’i tregonte se nuk di të gatuajë, as të bëjë kafe. Sa i përket prindërve, tha se babai nuk e ka pëlqyer Erlindin në takimin e tyre të parë, por në emision u justifikua duke thënë se i ati nuk pëlqen asnjë prej djemve.
Pjesë nga biseda
Erlindi: Dashuria fillon nga stomaku.
Sindi: Hmm, jo tek unë.
Erlindi: Nuk di të gatuash ti?
Sindi: Jo, nuk ia them fare.
Erlindi: Po kafe?
Sindi: Jo. Nëse familja thotë, absolutisht nuk e dua Sindin në shtëpi, çfarë do bëje?
Erlindi: Do e çoja tek shtëpia ime. Po familja jote çfarë mendimi ka, se e ka parë një takim?
Sindi: Babi nuk të ka pëlqyer.