Mbreme ka qenë një puntatë interesante në “Përputhen” me shumë debate e akuza.
Ishte Antonela ajo që ka ka nisur një debat të ashpër me Atdheun dhe Locon. Ajo e quajti Atdheun të pafytyrë në mënyrën si i trajtot femrat.
“Të gjithë e dinë se si je sjellë ti këtu, o shpifsirë, kur ke ngritur karrigen me i rënë Shqipes, si silleni me femrat kështu, por do dalin pamjet.
T’ju vijë turp o njerëz të pështirë,” tha Antonela e nervozuar.
Dhe i mënjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i Shqipes e cila në një InstaStory ka publikuar mesazhin e një ndjekës, e cila i shkruan “O shqipe të paska rraf Atdheu të doli boja edhe ty”.
“Ja kundër kujt femrave jam, këtyre që qeshin dhe tallen me fatkeqësitë e femrave tjera siç kanë bërë edhe me mua pavarësisht se unë vetëmbrohem shumë mirë qesh qesh se të sheh Zoti por unë se kam problem të nxjerr më fytyrë”, i ka kthyer përgjigjien Shqipja.
Ndërsa në një tjetër postim Shqipja ka paralajmëruar se shumë shpjet do të nxjerrë fakte për Atdheun dhe Locon.