Ishte një puntatë ndryshe ajo e sotmja në “Përputhen”, ku bashkë me konkurentët ishin të ftuara edhe mamatë e dy prej vajzave, Melisës dhe Sindit. Ato sigurisht kanë folur në lidhje me mënyrën si e shohin ecurinë e të bijave në program dhe historitë e tyre me djemtë, ndërkohë që nuk kanë lënë pa komentuar edhe sherrin e famshëm mes tyre. Sherr i cili kujtojmë që përfundoi me Melisën që la studion e programit.
Mamaja e Melisës e mbështeti vendimin e vajzës së saj në atë kohë, duke thënë që po të mos ishte larguar, situata do të ishte tensionuar akoma më keq, ndërkohë që nuk ka munguar edhe debati mes saj dhe mamasë së Sindit. Kjo e fundit ka përmendur jo vetëm fjalët që Melisa i ka drejtuar së bijës, por edhe për Anën e Fatjonin, ndërsa pati diskutime edhe për edukatën e vajzave dhe mënyrën si i janë drejtuar njëra-tjetrës.
Vajzat, kur e kanë parë që debati i tyre po vazhdonte kanë shkuar t’i përqafojnë, si për t’i qetësuar, ndërkohë që në këtë puntatë ka ardhur edhe një ngjarje që nuk shihet shpesh, një përqafim pikërisht mes Melisës dhe Sindit. Të paktën për një moment, ato i lanë përplasjet mes tyre pas krahëve,