Ndryshe nga se ishte programuar në fillim, ku e ftuar do të ishte një person i veçantë, emisioni i “Për’Puthen”, këtë të premte, mori një rrjedhë komplet tjetër.
Debatet e krijuara një ditë më parë, sjelljet e theksuara bullizuese dhe homofobe, kanë shtyrë produksionin që të përjashtojë pa afat nga programi Shqipen.
Moderatorja Bora Zemani, e cilësoi sjelljen e Shqipes si jo të denjë ndaj të rinjve shqiptarë, e për këtë arsye, vendimi për largimin e saj në gjykimin e produksionin, duke marrë parasysh këtu edhe reagimin e publikut, mund të cilësohet i drejtë.
“Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë të çdo moshe, se Top Channel është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e çdokujt pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale ne kemi vendosur të përjashtojmë për një fat të pacaktuar Shqipen nga “Për’Puthen”. Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë moderne dhe pluraliste, është më e rëndësishme se audienca e çdo programi. Për këtë shkak i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga “PërPuthen”, tha Bora.
Të njëjtën mendim kishte dhe opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se mbipolarizimi i sjelljes së Shqipes, ishte jo i denjë për këtë emision dhe logon që ajo përfaqëson.
“Shqipja, unë nuk dua ta kryqëzoj me atë homofobinë e saj. Por atë që ne e kemi vlerësuar si të drejtpërdrejtë ka disa gjëra negative për të cilat nuk është e përshtatshme në këtë emision televiziv. Ky bipolarizëm i sjelljes së Shqipes, e cila në një mënyrë shfaqet pozitive në prapaskenë, më pas vjen këtu dhe tregon atë ç’rregullinë, e cila rritet në mënyrë eksponenciale, pa u frenuar, logjikuar dhe arsyetuar, të bën që në një televizion televiziv të pa përshtatshëm, e theksoj edhe njëherë vendimin e drejtë të largimit të saj”, tha Arjani.