Një vajzë e re i është bashkuar vajzave të “Përputhen”. Antonia Gjoka është 24 vjeçarja nga Tirana, e cila aktualisht punon në një kompani Real Estate Agent.
Por kjo hyrje solli edhe tension midis vajzës së re dhe Alvisës.
Antonia: Kam dy preferenca. Bashkimin dhe Brunon. Kjo nuk do të thotë që penalizoj meshkujt e tjerë jam për ti njohur të gjithë, Vajzat janë më të bukura live sesa në ekran. Nuk shoh konkurrencë, nuk e ndjej nga vajzat e ndjej më shumë me veten.
Alvisa: E ke problemin me veten?
Antonia: Jo nuk kam probleme me veten.
Antonia: Alvisës i sugjeroj të mos përdorë gurat e fundit se është vetëm fillimi.
Alvisa: Kush janë gurat e mi, mos fol kur nuk e di. Të paktën më thuaj kush janë.
Antonia: Me kalimin e kohës do ta marrësh vesh.