itën e sotme u transmetua takimi mes Anës dhe Atdheut. Një takim ky mjaft interesant, plot komplimente, përqafime, buzëqeshje dhe ledhatime.
Ana pyet Atdheun se çfarë do të ishte ai i aftë për të bërë një femër për vete dhe përgjigja e tij është se do të bënte çdo gjë.
Ana: Ça do ishe i aftë për të bërë një femër për vete?
Atdheu: Çdo gjë. Do ta mbaja në duar si princeshë. Një djalë duhet të rritet nga një mbretëreshë që të trajtojë një gocë si princeshë.
Ana: Kjo është e vërtetë.
Atdheu: Atë e kam unë. E kam mbretëreshën në shtëpi.
Në një tjetër moment të takimit Atdheu i drejtohet Anës duke e pyetur se si është për të një mashkull ideal, ajo shprehet se dëshiron një mashkull me këmbë në tokë dhe karakter të fortë si dhe të jetë besnik. Atdheu gjen veten në këto karakteristika, e më pas nisin të flasin për dashurinë!
Atdheu: Si është një mashkull ideal për ty?
Ana: Një njeri me këmbë në tokë dhe karakter shumë të fortë, besnik.
Atdheu: Po flet për mua apo për mashkullin ideal?
Ana: Për mashkullin ideal.
Atdheu: Gjeta veten.
Atdheu: Është bukur të dashurohesh!
Ana: Me vërte, po ja s’po del njeri të më bëj të dashurohem.
Atdheu: Duro dhe pak.
Ana: Pse do më bësh ti?
Atdheu: Ta provojmë. Kam besim tek vetja.