Përveç Eminit, emisionit “PërPuthen” iu shtua edhe një djalë tjetër nga Kosova, i quajtur Berat.
Ai ishte me ide të qartë që në hyrje. Berati i dhuroi të gjitha vajzave një buqetë me lule, ndërsa Ajranit një “fjongo”. Vajzat të gjitha njëzëri e cilësuan djalin si tepër simpatik. Madje Fjorela tha se ka filluar të ndihet keq, sepse është më simpatik seç duhet.
Ndërkohë Berati tha se një pëlqim paraprak ka krijuar për Shqipen, pasi e ka parë nga ekrani dhe i është dukur një vajzë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë. Ndërkohë ardhja e Beratit duhet të largonte njërin nga djemtë. Vajzat thanë në konsensus emrin e Irgentit si të larguarin e radhës.
Djali nuk e priti mirë këtë vendim, pasi pretendoi se kishte shumë për t’i dhënë formatit.