“Një vazhdim i takimit të parë”. Kështu mund të përkufizohet takimi i dytë mes Melisës dhe Fatjonit.
Dyshja, ashtu sikurse dhe në takimin e parë të tyre, u panë tepër të afruar me njëri-tjetrin, madje nuk i kursyen as puthjet e përqafimet.
Biseda e tyre, teksa “duelonin” në boks, u orientua në tematika intime, ku Melisa pyeti 26-vjeçarin në lidhje me aftësitë seksuale.
Më pas, Fatjoni, i ndikuar dhe nga situata e krijuar, u mundua disa herë të puthte në buzë vajzën nga Laçi, e cila hezitoi të kryente një veprim të tillë.