Meridian Ramçaj, të cilin e kemi parë disa herë së bashku me Anaid Kalotin duke komentuar “Big Brother Vip” në Instagram, i ka dalë kundër këtij të fundit.
Çfarë ndodhi? Gjithçka nisi pasditen e djeshme, kur llogaria e Luizit në Instagram u mor në menaxhim nga motra e tij, e cila i ndryshoi dhe emrin. Pas kësaj Anaidi dhe Meridiani, në grupe të ndryshme vrituale, dhanë versionet e tyre në lidhje me arsyet e ngjarjes së papritur që ndodhi me Instagram-in e Luizit.
Çfarë tha Anaidi? Anaid Kaloti publikoi një bisedë private me “Genën” e cila menaxhonte deri më sot, Instagramin e Luizit. Ajo tregon se prej kohësh ka qënë në presion nga “Top Channel” dhe Meridian Ramçaj.
“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontrate me Golden Eagle sepse do fuste b-52 ne top channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motres së tij. Tani dil e thuaji njerzve ca të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkroi Anaidi në Instastory.
Gena pranon se kërcënimet ndaj saj kanë qënë të shumta si nga Topi e nga Meridiani.
“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qënë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo”- shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar.
Ndërkohë, nuk kishte si të mungonte një përgjigje nga ana e Meridianit, i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj Anaidit dhe “Genës.”
Nuk e dija që qenkam kaq i fuqishëm sa të prish një kontratë kaq të madhe që nuk ka ekzistuar kurrë në letër. Unë më i fortë se një televizion? Latë nam, merrni pak famë edhe ju. Servila për aq kohë sa ju plotësoheshin interesat dhe hijenat kur ju godet me të vërteta