Ervin Mata, një prej protagonistëve në sherrin e ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes me armë vdiq një shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mata u vetëdorëzua në policia pas 4 muajsh arrati, ndërsa gjykata do të vendosë të hënën nëse ai duhet të qëndrojë ose jo në burg.
Në dëshminë pranë policisë, Mata është shprehur se ai ka patur frikë për jetën dhe është larguar menjëherë pas ngjarve të rënda të tetorit të 2018, ku mbeti i vdekur Fabjol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato.
Mata, biznesmen dhe i fejuari i Elvana Gjatës, është shprehur po ashtu se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në lokalin “Monopol” në ish bllok.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018, ku në një përplasje me armë, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Të përfshirë në këtë ngjarje, janë edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja i Matës, Meviol Billo. Ky i fundit vazhdon të jetë në kërkim