Problemet me qarkullimin rrugor duket se nuk kanë të mbaruar për gazetarin Arian Çani.
Gjatë mbrëmjes së djeshme mësohet se gazetari ka përplasur makinën e tij të tipit “BMW”, duke shkaktuar dëme materiale një automjeti të një selie diplomatike.
Çani është larguar nga vendngjarja duke kundërshtuar kështu urdhërin për ndalim nga forcat e policisë rrugore.
Më pas ai është ndaluar nga një patrullë e policisë së Tiranës, për tu drejtuar në komisariat ku kanë nisur menjëherë proçedurat për heqjen e lejes së tij të drejtimit.
Disa kohë më parë gazetarit dhe prezantuesit Çani i është hequr 6 muaj patenta për shkak të mos respektimit të semaforit të kuq.
Burimi | Shqiptarja.com